Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot para mediave kumtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e të a.q. tatimi solidar është përfundimtar dhe duhet respektuar dhe të gjitha subjektet e prekura kanë të drejtën legjitime të kërkojnë kompensim në emër të interesit të vonuar
Ai në pyetjen e gazetarëve tha se nuk ka ndërmend të komentojë vendimin e Gjykatës, dhe se në kuadër të Qeverisë së bashku me Ministrinë e Financave do të bëjnë një hartim të kompanive përkatëse, do të diskutohet dhe do të gjendet një zgjidhje.
“Si dhe për çdo gjë tjetër, edhe për këtë do të gjejmë zgjidhje. Jam i sigurt se në fund të ditës së bashku do ta tejkalojmë këtë problem, si dhe qindra tjera që kemi kaluar në muajt e fundit”, tha ai, duke theksuar se po shqyrtohet edhe mundësia për të kërkuar përgjegjësi për situatën e ndodhur.
Gjykata Kushtetuese dje ka marrë vendim për anulimin e Ligjit për tatimin e solidaritetit, në mënyrë që shteti t’ua kthejë fondet 156 kompanive në shumë prej rreth 50 milionë euro.
Tatimi i solidaritetit u sjell në vitin 2023 si e njëfishtë, taksë e jashtëzakonshme publike. Me tatimin janë mbuluar kompanitë që në vitin 2022 kanë realizuar të hyra të përgjithshme mbi 615 milionë denarë, e me qëllim për të mbledhur mjete për të zbutur pasojat e krizës dhe për të kontribuar në shpenzimet publike në mënyrë solidare.
Mickoski tha se edhe kur është marrë vendim për vendosjen e të a.q. tatimim solidar, ka paralajmëruar se do të vijë koha për pagesë, pra mjetet e grumbulluara do të duhet të kthehen.
“Edhe atëherë në takimet me përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare, personalisht thash se një ditë dikush do të duhet ta kthejë atë tërbim. Dhe tani në vend se 50 milionë për diçka tjetër, ne do të duhet t’i kthejmë tekat e gabimeve të dikujt në të kaluarën”, tha ai.