Kryeministri Hristijan Mickoski, në rrjetet sociale ka shkruar se vendi është peng nga një “moçal i korruptuar”, andaj deputetët e VMRO-DPMNE-së do të dorëzojnë iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.
“Shtetit dhe qytetarëve u nevojitet drejtësi, ndërsa drejtësia mund të arrihet përmes reformave të thella dhe ndryshimeve serioze kundër praktikave të abuzimeve që kanë lëshuar rrënjë thellë në sistem.
Maqedonia duhet patjetër të luftojë kundër moçalit të saj të korruptuar i cili e mban të burgosur dhe peng dhe është shkaku i rënies së saj dhe zhgënjimit të shumë qytetarëve. Prandaj, deputetët e VMRO-DPMNE do të paraqesin një iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, i cili sipas bindjes sime të thellë është pjesë e sistemit që mbetet shtylla kryesore e korrupsionit, padrejtësive dhe zhgënjimeve.
Maqedonia duhet të fitojë!”/Ora24.tv