Është hedhur shorti elektronik për çështjen e ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.
Etleva Deda do të jetë gjyqtarja e cila do të gjykojë çështjen ndaj ish-zyrtarit.
Shorti elektronik u hodh pasi dosja kaloi për gjykim. Goro akuzohet për shpërdorim detyre ne bashkëpunim dhe fshehje e pasurisë.
Ish-kryebashkiaku i Himarës do të gjykohet me gjykim të shkurtuar për akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe nëse dënohet nga GJKKO i ulet me 1/3-ën.
Për ish-kryebashkiakun, SPAK mbylli hetimet në datë 22 shtator dhe bëri kërkesë në Gjykatën e Posaçme për kalimin e dosjes për gjykim, kërkesë që u pranua ditën e sotme.
Njoftimi:
- Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 189 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Jorgo Goro, Jerasimo Bashi, Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikokaj.
- Në seancën e datës 15.11.2024 (seanca paraprake). Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 114, datë 15.11.2024, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.