Gjykata Kushtetuese pritet të marr sot vendimin përfundimtar mbi Ligjin për tatimin solidar. Procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit të kontestuar ka filluar më 20 nëntor të vitit të kaluar. Tatimi solidar u prezantua si shpenzim publik i njëhershëm për vitin 2023. Këtë tatim e paguanin kompanitë që kanë gjeneruar të ardhura të përgjithshme prej rreth 10 milionë euro në vitin 2022. Qëllimi i tatimit ishte mbledhja e mjeteve për t’i zbutur pasojat e krizës dhe për të kontribuar në shpenzimet publike në mënyrë solidare. Sot gjykata mund të marrë vendim për shfuqizimin ose anulimin e procedurës. Shfuqizimi do të thotë që në të ardhmen një ligj i tillë as nuk do të miratohet dhe as nuk do të zbatohet, ndërsa nëse anulohet do të thotë se shteti do t’i kthejë paratë e mbledhura tek kompanitë– shumë prej rreth 50 milionë euro. /Alsat.mk
Data 05.02.2025
Aktuale
- Murtezani: Nga pala bullgare arrijnë porosi për gatishmëri rreth dialogut
- Mickoski: Strategjia Nacionale Zhvillimore është dokumenti më i lartë bashkues, zhvillimor dhe vizionar për 20 vitet e ardhshme
- Shtrenjtohet mazuti, çmimet e karburanteve të tjera nuk ndryshojnë
- “Ti nuk ke gjak shqiptari” – Jozi i drejtohet Gjestit në momentin që po dilte nga shtëpia
- Vrasja e Lulzim Vishës/ Forcat RENEA kontroll në banesën e Ervis Lamit, i akuzuar për armëmbajtje pa leje! Vijojnë kërkimet për 31 vjeçarin
- Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, Fronti nuk ka ndërmend të propozoj emër të ri
- RMV, sot filloi pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve
- “Keqpërdorime gjatë importit të automjeteve në Maqedoni”, Drejtoria e Doganave me kallëzime penale ndaj 9 personave