Sipas të dhënave të fundit, gardianët e burgut të Shenkolit janë arrestuar për shpërdorim detyre për këtë rast. I burgosuri, 49-vjeçari Daut Laze nga Corovoda, me banim në Tiranë, është shtruar në sallën e mjekësisë dhe në orët e para të mëngjesit të së martës është arratisur prej andej duke u ngjitur mbi mur.
Mungesa e tij nga salla është vënë re gjatë ndërrimit të turnit dhe thirrjesAi u arrestua më 16 nëntor 2021 për dhunë në familje, pas një denoncimi që nëna thotë se nuk e kishte origjinën prej tyre.
Gjykata e Tiranës më 4 nëntor të vitit të kaluar vendosi për “trajtim të detyrueshëm në një institucion spitalor”.
Këtë dënim e ka vuajtur në burgun e Shenkolit, ku janë transferuar të gjithë të burgosurit me probleme mendore pas mbylljes së burgut të Zaharisë.
Policia e quan Daut Lazen person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe apelon qytetarët që të informojnë organet e rendit për çdo informacion që kanë për vendndodhjen e tij.
Është paralajmëruar edhe një çmim prej 10 mijë eurosh.