“Gara” për zgjedhjet lokale këtë herë duket se ka nisur shumë herët. Kandidatë që shprehin dëshirë të qeverisin pushtetin lokal, e të tjerë që presin vendimin e kryetarit të tyre për ta miratuar kandidaturën që do ta paraqesin.
Ministri aktual i Vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski nuk e fsheh dëshirën për të garuar për të parin e Qytetit të Shkupit, por zgjedhjen dhe vendimin e tij, i’a lë kryetarit Hristijan Mickoskit.
Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes lokale
“Unë fillimisht para kryetarit, por edhe para opinionit e kam shprehur dëshirën dhe ambicien time për kandidat potencial për garën e kryetarit të Qytetit të Shkupit. Sigurisht zgjedhja është e rëndësishme që të jetë në mënyrë transparente dhe të pastër kristale që të gjendet mënyra më e duhur sepse dihet që ashtu do të zgjidhet fituesi. Vlerësoj se mund të përballem me sfidat sepse kam vizion, plan, si Shkupi të bëhet metropol europian”.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se kandidatët e VMRO-DPMNE-së që do të garojnë në zgjedhjet lokale do të dihen në gjysmën e dytë të majit, ose në gjysmën e parë të qershorit.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Në kuadër të partisë dhe të koalicionit kemi procedurë të brendshme demokratike-secili që ka ambicie, program, vizion, platformë për ndonjërën nga komunat ku vlerëson se mund të jap kontributin e tij, të paraqitet dhe të marrë pjesë në matjet, kjo është një mekanizëm që pasi që sublimohen rezultatet do të dalim në opinion me emrat”.
Perinski disa herë ka bërë kritika për udhëheqjen e kryeqytetit nga kryetarja aktuale Danella Arsovska.
Ndërkaq, edhe ministri Fatmir Limani i pyetur nëse do të kandidoj për Kërçovën tha se e lë që vendimin ta marrë kryetari i tij Bilall Kasami. Kurse ky i fundit ja ktheu, se kjo është “Dëshira e Vitit të Ri”.
Zgjedhjet e rregullta lokale pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Emine Ismaili /SHENJA/