Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka nënshkruar vendimin me të cilin shkarkohet nga detyra drejtor i spitalit për fëmijë “Kozle”, Katerina Simonovska.
Në vendin e saj është emëruar profesoresha Katerina Boshkovska.
Ky vendim ka arritur në spital, shkruajnë mediat.
Udhëheqja e Simonovskës u shoqërua me një sërë sfidash, ku më e rëndësishmja ishte shpërbërja e departamentit të bronkoskopisë, si dhe mosmarrëveshjet ndërpersonale brenda institucionit.
Tensionet kulmuan me kërkesën e saj drejtuar mediave që të mos e përmendnin emrin e saj, edhe pse ajo mbante një funksion publik.