BDI-ja, e cila për 20 vjet qeverisi vendin si një kompani private, po përpiqet sërish të paraqitet si mbrojtëse e të drejtave të shqiptarëve. Pasi humbi institucionet përmes të cilave kontrollonte proceset dhe abuzonte me pushtetin, ajo tani kthehet te retorika e “barazisë” dhe “drejtësisë”, fjalë që prej kohësh kanë humbur kuptimin në politikën e saj.
Por qytetarët kanë të drejtë të pyesin: Ku ishte BDI-ja kur duhej të mbronte vërtet interesat e shqiptarëve?
A ishin të drejtat e qytetarëve prioritet, kur negociohej që Sasho Mijallkov të mbetej i lirë?
A do ta marrë tani Ali Ahmeti me vete Mijallkovin, siç e merrte Artan Grubin nëpër institucione?
Artan Grubi është në arrati – u sakrifikua që Sasho Mijallkov të jetë i lirë.
Në vitet kur BDI-ja kishte pushtet absolut në sektorët kyç, në vend që të forconte institucionet shtetërore, i shndërroi ato në vegla për interesat e saj partiake. Në vend që të investonte në arsim cilësor për të rinjtë, ajo u fokusua te përfitimet personale dhe bizneset e veta. Në vend që të luftonte për shtetin ligjor, ajo bënte marrëveshje pas dyerve të mbyllura për të mbrojtur ata që shkatërruan sistemin gjyqësor.
BDI-ja nuk ra sepse i mungonte fuqia politike – ajo ra sepse u zhyt në korrupsion.
Sot, kur më nuk i kanë institucionet nën kontroll, kur nuk mund të diktojnë Prokurorinë dhe gjykatat, ata përpiqen të ringjallin imazhin e mbrojtësve të të drejtave. Por qytetarët nuk harrojnë se pikërisht BDI-ja ishte ajo që e shndërroi sistemin në mekanizëm shpëtimi për elitat e korruptuara.
Prandaj, sa herë që BDI-ja flet për drejtësi, duhet kujtuar se kjo është partia që shpëtoi Mijallkovin.
Sa herë që flasin për demokraci, duhet kujtuar se ata ishin ata që partizuan administratën.
Dhe sa herë që premtojnë se do të luftojnë për shqiptarët, duhet pyetur – pse nuk e bënë këtë kur kishin pushtetin?
BDI-ja e humbi besimin e popullit sepse e tradhtoi atë.
Tani që nuk mund ta kontrollojnë më sistemin, përpiqen ta mashtrojnë sërish popullin me gënjeshtra.
Por këtë herë, qytetarët po shohin, qytetarët dinë dhe qytetarët do të vendosin.
Është koha për një politikë që nuk bën marrëveshje me kriminelë.
Është koha për një politikë që punon vërtet për popullin.
Është koha për politikë pa BDI-në.
Data 01.01.2026
Aktuale
- “Vit sfidues!”- Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time, padrejtësisht nuk më është dhënë mundësia t’u jem sonte pranë
- Azir Aliu: Arkitektura e besimit në shëndetësi
- Ilir Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Le të jetë 2026 viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë dhe ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë
- Mexhiti: Çairi po transformohet, investime konkrete, rrugë të reja dhe standarde evropiane për qytetarët
- Sela: Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!
- Mite Stefoski nga VMRO-DPMNE kryetar i Këshillit Komunal Strugë, reagon ashpër Arbër Ademi
- (VIDEO) Bota përcjell vitin 2025, Shkupi feston pa artistë shqiptar
- (VIDEO) Dënimi deri në 500 euro për përdorim të paautorizuar të mjeteve piroteknike


