Koalicioni VLEN sot në një konference për shtyp thanë se BDI po e përgatit terrenin për të mos e pranuar humbjen në zgjedhjet lokale.
“BDI non grata tashmë po e përgatit terrenin për të mos e pranuar humbjen në zgjedhjet lokale!
Pangopësia dhe arroganca e kësaj udhëheqësie të korruptuar, që dëshiron të jetë pjesë e pushtetit me çdo kusht, do të përballet me një referendum të fuqishëm kundër saj në zgjedhjet e ardhshme lokale! Shqiptarët nuk harrojnë! Hipokrizia e BDI-së nuk mund të fshihet!
Sipas informacioneve tashmë të ditura, BDI i është ofruar mandatarit të atëhershëm, Hristijan Mickoski, që të bëheshin pjesë e qeverisë në vend të VLEN-it. Oferta që i ka shkuar Mickoskit përmes ndërmjetësuesve përfshinte katër ministri pa pozitën e kryetarit të Kuvendit, si dhe marrëveshje bashkëpunimi për komunat e Kërçovës dhe Strugës në zgjedhjet lokale”, akuzojnë nga VLEN.
Data 20.12.2025
Aktuale
- Presidentja e Maqedonisë së Veriut falënderon TIKA-n për mbështetjen ndaj vendit të saj
- LSDM dhe VMRO përplasen për ajrin e ndotur
- (VIDEO) Shkupi sërish i dyti në Europë për nga ndotja e ajrit
- VMRO: Bajrami dhe Grubi vodhën 3 milionë euro
- Nazarko: Elektorati vlerëson politikanët me peshë ndërkombëtare si Bujar Osmani
- Bora do t’na qeras, pikërisht Natën e Vitit të Ri!
- Ahmeti: BDI mbron karakterin unitar të shtetit
- Arrestohet 40-vjeçari, i dënuar për dhunë në familje e ngacmim s*ksual të dy vajzave të tij të mitura


