Gati 50% të fitimit të tyre të zakonshëm kanë humbur ditën e djeshme supermarketet më të mëdha tregtare, për shkak të bojkotit nga ana e qytetarëve, njoftuan nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Ata kanë shpalosur qarkullimin e përgjithshëm të tetë zinxhirëve të supermarketeve më të mëdha të shitjes me pakicë në vend në ditën e bojkotit, të premten më 31 janar dhe të premten e kaluar. Nga të dhënat e publikuara vërehet dukshëm që bojkoti i qytetarëve është përjetuar keq dhe u ka sjellur pasoja tregtarëve.
DREJTORIA E TË ARDHURAVE PUBLIKE
“Të premten, 31.01.2025, deri në mesnatë, në sistemin e regjistrimit të qarkullimit të gatshëm (GPRS) të DAP është regjistruar qarkullim i përgjithshëm prej 114.293.367 denarë. Të enjten, më 30 janar 2025, deri në mesnatë, është regjistruar qarkullim i përgjitshëm prej 212.782.151 denarë. Të premten e kaluar, 24.01.2025, deri në mesnatë është regjistruar qarkullimi i përgjithshëm prej 213.985.705 denarë”.
Sipas analizës krahasuese të të dhënave, të premten, 31 janar 2025, krahasuar me të premten 24 janar 2025, në tetë zinxhirët më të mëdha të supermarketeve është shënuar një rënie e qarkullimit të përgjithshëm prej 46,59%. Të premten, 31 janar 2025, krahasuar me të enjten, 30 janar 2025 tetë zinxhirët më të mëdha të supermarketeve shënuan një rënie prej 46,29% të qarkullimit të përgjithshëm.
Dje në vend si në shumicën e vendeve të rajonit qytetarët bojkotuan supermarketet për shkak të rritjes së madhe të çmimeve . Qytetarët kanë deklaruar se bojkoti pritet të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/