Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në një motel në qytetin e Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, viktima është një 24-vjeçar.
Vdekja e tij e kanë konstatuar ekipet mjekësore nga Emergjenca e Spitalit të Gjilanit.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me rastin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.
E hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rastit tashmë kanë filluar.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
/GazetaSinjali/