Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) pas aksidenteve të fundit në komunikacion në autostradën eksprese Rankovc – Kriva Pallankë është duke ndërmarrë aktivitete për përgatitjen e dokumentacionit shtesë të projektit të komunikacionit për autostradën eksprese, me çka do të rriten masat dhe do të përmirësohet siguria e pjesëmarrësve në komunikacion. Për shkak të specifikës së rrugëve eksprese, NPRRSH rekomandon që të ndiqen me kujdes shenjat e komunikacionit dhe të mos tejkalohet shpejtësia e specifikuar.
Në pyetjen e MIA-s që të komentojë reagimet e qytetarëve lidhur me zgjidhjen e komunikacionit për autostradën eksprese, nga NPRRSH deklaruan se sinjalistika e komunikacionit në rrugë është vendosur në përputhje me Projektin e Komunikacionit, i cili është zhvilluar në përputhje me rregulloret dhe standardet në fuqi dhe ka miratuar nga institucionet përkatëse.
“Për shkak të aksidenteve të fundit të trafikut të ndodhura në segmentin rrugor, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore është duke ndërmarrë aktivitete për përgatitjen e dokumentacionit shtesë të projektit të komunikacionit, i cili do të rrisë masat dhe do të përmirësojë sigurinë e pjesëmarrësve të komunikacionit, gjë që do të jetë në përputhje me standardet e aplikueshme. Presim që dokumentacioni të miratohet nga institucionet në një kohë sa më të shkurtër dhe të inkorporohet në segmentin rrugor”, deklaruan për MIA-n nga NPRRSH.
Ata paralajmërojnë dhe vënë në dukje, siç thuhet në deklaratë, specifikën e rrugëve eksprese që janë të shpejta, por në të cilat trafiku vazhdon të zhvillohet në dy drejtime dhe për këto arsye është e nevojshme të respektohen me kujdes shenjat e komunikacionit dhe të mos kalohet shpejtësia e përcaktuar, si dhe të respektohet sinjalistika rrugore horizontale dhe vertikale.
Sipas informacioneve të SPB-së së Kumanovës, deri tani në DPB Kriva Pallankë janë regjistruar dy aksidente në rrugën eksprese që ishte lëshuar në datën 4 të muajit të kaluar, nga të cilat njëri është me përfundim fatal me vdekje, ndërsa tjetri me lëndime të rënda trupore. Zyrtarisht, nga MPB konfirmojnë se arsyeja për të dy aksidentet është shpejtësia e papërshtatur.
DPB në Kriva Pallankë në bashkëpunim me Sektorin për Parandalim pranë SPB Kumanovë dhe Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacion, rregullisht realizojnë fushata për parandalim dhe drejtim të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm të automjeteve.
Në territorin e komunës së Kriva Pallankës, gjatë ditës së djeshme ka pasur aktivitete në kuadër të fushatës për siguri në komunikacion, me shpërndarjen e fletushkave dhe përkujtimin e shoferëve se jeta e tyre është në duart e tyre.
Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme shpërndanë fletushka me mesazhe për drejtimin e kujdesshëm dhe të sigurt nga fushata “Vozit me përgjegjësi, jeta juaj është në duart tuaja”: “Nëse pini, mos vozitni”, “Pa celularar gjatë drejtimit të automjetit” dhe “Mos vozit shpejt”.