Njëzetvjeçari me iniciale V.J. prej kohësh është i njohur për policinë dhe autoritetet gjyqësore. Sipas informacioneve, vitin e kaluar është kapur me 80 pako amfetaminë. Prokuroria për këtë rast ka kërkuar masë paraburgimi, por gjykatësi ia ka ndryshuar masën.
“Gjykata Penale në Shkup solli aktgjykim me të cilin të akuzuarit i është shqiptuar masë institucionale dërgim në Institucionin Korrektues Tetovë, duke e trajtuar kryerësin si person të ri në moshë, por mbi 18 vjeç. Gjatë gjithë procedurës personi ka qenë në paraburgim pikërisht me propozimin e prokurorit dhe me rastin e shqiptimit të aktgjykimit Gjykata e ka hequr masën e paraburgimit”, thotë Prokuroria Themelore.
Sipas juristëve, autoritetet kanë dështuar, megjithatë sqarojnë se ligji parashikon masa më të buta për të rinjtë në moshë mbi 18 vjeçe.
Tortevski shton se nuk është e lehtë për sistemin të parashikojë se si do të veprojë një person i caktuar në të ardhmen, por autoritetet shtetërore duhet t’i kushtojnë vëmendje risocializimit.