Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media, janë shprehur se atë për të cilën jaën zotuar më parë, po e punojnë sot.
“Para fushatës zgjedhore të vitit që lamë pas hartuam programin tonë politik të koalicionit VLEN, me të cilin garuam dhe fituam. Pjesë të rëndësishme në atë program ka zë, rruga Tetovë-Prizren, si një nga projektet tona prioritare. E sot me krenari kumtojmë lajmin për publikun e gjërë që punimet për këtë projekt po vazhdojnë mirë e mbarë.
Prandaj, në këtë drejtim për të parë punimet në vendngjarje ishte zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski, drejtorin e NP për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski, dhe zëvendësdrejtorin Nazim Taipi, kjo vizitë u zhvillua në qytetin e Prizrenit. Pra, për të inspektuar punimet e rrugës së re Tetovë-Prizren për të cilën rrugë jemi zotuar. Në këtë vizitë, delegacioni i vendit tonë u shoqërua nga ministri i Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Liburn Aliu”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Më tej nga VLEN shtojnë se ata nisën vitin 2025 me hapa konkretë në ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, një prej projekteve me prioritet më të lartë.
“Rruga e re Tetovë-Prizren do të lidhë dy nga qytetet kryesore të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Me një tunel prej 6.4 km, ky projekt do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit.
Përveç përmirësimit të lidhjeve transportuese, rruga Tetovë-Prizren do të ofrojë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit dhe biznesit në të dy vendet, duke nxitur bashkëpunimin dhe integrimin rajonal.
Nuk mbetet tjetër pos që hap pas hapi po e konfirmojmë që viti 2025 do të jetë viti i projekteve të mëdha infrastrukturore. Do të ndërtojmë Korridorin 8 (seksioni Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenisht – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorin 10D (seksioni Prilep – Manastir).E në të njëjtën kohë me intenzitet të lartë po vazhdojmë edhe punimet në rrugën Tetovë-Prizren.
VLEN të angazhuar denjësisht në përmirësimin e infrastrukturës brenda vendit sepse kjo qasje do ta lehtësoj progresin ekonomik dhe lëvizjen e lirë e të shpejt të qytetarëve tanë”, thuhet në reagimin VLEN-it/
Data 06.11.2025
Aktuale
- Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e tunelit në Korridorin 8, pjesë e projektit strategjik të NATO-s
- Rritje alarmante prej 116% e tentim vrasjeve gjatë vitit 2024, Shkupi kryeson listën e krimeve
- “Ka vetëm dy gjini”- Aktivistë dhe përfaqësues fetare protestë para Kuvendit kundër pr.ligjit për barazinë gjinore
- OKH Merhamet përfaqësohet në takimin e 2-të të Dijetarëve Ballkanik në Edirne
- “E bëra treshe me dy praktikante”- Mjeku i fut duart pacientes dhe i kërkon të bëjnë s*ks në zyrë: Më plasi k*ri se dëgjohet, as më rr*het fare! I kam qejf brekët e zeza, uli pak përpara…
- Arrestohet tutorja 47-vjeçare, shfrytëzonte 2 shtetase kineze si punonjëse s*ksi në Tiranë
- KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
- Këmbimi valutor 6 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera


