Ish – Ministrija e Mbrojtjes Sllavjanka Trajkovska ka reaguar në lidhje me ardhjen e Dodik në RMV, përderisa shumë qeveritarë shqiptarë kanë zgjedhur të heshtin, përcjell Almakos.
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Petrovska:
Qeveria e DPMNE-së lejoi një njeri nga lista e zezë amerikane në qendër të Shkupit, në prani të kryeministrit dhe ministrave në qeverinë maqedonase, të sulmojë sovranitetin e vendimeve të Maqedonisë dhe të poshtërojë Maqedoninë duke dhënë “leksione” për vlerat e BE-së dhe NATO-s, dhe duke bërtitur: Rroftë Rusia.
Maqedonia është anëtare e NATO-s dhe shumica e qytetarëve edhe sot e mbështesin këtë, ashtu siç e mbështesin anëtarësimin në BE.
Kjo sjellje është fyerje për qytetarët e Maqedonisë, por edhe dështim i rëndë i organeve të sigurisë dhe inteligjencës.
A do të thonë gjë ministri i Jashtëm, Ministri i Mbrojtjes dhe drejtorët e Agjencisë së Inteligjencës dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare? Apo do të heshtin?
P.S. Dhe kur mendoj për këtë, ata janë ende nën përshtypjen e vizitës historike në Shtetet e Bashkuara.