Ekstremizmi, miq të nderuar, çrënjoset shumë vështirë sepse si digë i shërben ideologjia në të cilën mbështetet dhe e cila e arsyeton egzistencën e tijë. Në rastin e Butelit, ai ekstremizëm nuk varet nga fuqia e bartësve të vetë sepse ajo fuqi, objektivisht, është kurfare. Por, varet, shumë varet nga ndërgjegja jonë.
Këtë kolumnë jam i detyruar ta shkruaj dhe të përmirësoj një “gabim” nga ajo e kaluara. Në fakt, në kolumnën “Kryqomania”, thashë se “vendosja e kryqit në Butel është provokim për muslimanët…”. Dhe, e huqa, po pranoj
Vendosja e kryqit paska qenë diçka tjetër, paska qenë strategji, plan për të mbrojtur dhe ruajtur ”Butelin maqedonas dhe për të penguar sundimin e Sheriatit”. Dhe, atë mbrojtje do t’a organizuaka njerithi i cili nuk është në gjendje të mbrojë as vetvehten. Ashtu po thotë ai vetë tek sa po e përshkruan nëpër fejsbuk se si e paskan rahur.
Përfundimisht, nuk mendoj se dikë duhet rrahur për shkak të qëndrimeve që ka, por njëkohësisht mendoj se qëndrimet e dikujt duhet të mbyten e të vriten. Dhe, pikërisht ashtu do të ndodhë, inshallah, me qëndrimet e atij që po pretendon me kryq të mbrojë komunat e Shkupit. Qëndrimet e atilla qelben erë urejtjeje, diskriminimi, nacional-shovinizmi e antiislamizmi.
Por, puna do ishte shumë e thjeshtë nëse ato vjellurina që po i thotë njeriu të cilit duhet ti mbyten qëndrimet, do ishin të atij personale, nëse ai vetë po i mbështjellë ato qëndrime me mbështjellës patriotik, me maqedonizëm dhe krishterizëm. Ama, frikësohem se ai njeri minor është vetëm një figurë, vetëm një pion i thjeshtë që viktimizohet nga lojtarët e mëdhenjë në fillim të lojës
Një randevu spitalor
Më ra në sy se “luftëtarin” që paska strategji “kundër depërtimit të Sheriatit dhe kundër shqiptarizimit të Butelit” e kishin vizituar ish kryeministri dhe kryetari i kryeqytetit. Të sëmurëve dhe të të rahurve ju nevoitet një fjalë e mirë, është qëndrimi ky i të krishterëve. Edhe i muslimanëve, kuptohet.
Me siguri bëhet fjalë për koincidencë, por si për çudi, fill pas kësaj vizite, opinioni u njohtua me një variant të ri strategjiko-taktik të rojtarit të maqedonizmit dhe të ortodoksisë. Ai, nga shtrati i spitalit, ashtu i rrahur, e bëri publik zbulimin se “Gligorovi dhe Cërvenkovski i paskan bërë shqiptarët 25 përqind në këtë shtet dhe ata tani po silleshkan sikur janë në shtetin e tyre”. Ai e përkujtoi opinionin edhe se” me ato numra shqiptarët përherë do të mund të zgjedhin palën që dëshirojnë, andaj shpejtë e shpejtë duhet të numërohen sërish por numri i tyre kursesi të mos kalojë 13 përqindshin. Kjo na qenka mënyra që Maqedonia të shpëtojë nga shqiptarët dhe nga muslimanët. Fale, o Zot, nuk di çfarë flet. Dhe është i verbuar nga urrejtja.
Me këtë rast dua të përkujtoj se çdo ideologji ka ekstremistët e vetë, por nëse ekstremisti është i vetmuar ai bie në sy dhe fare lehtë eliminohet. Nëse ai është i shkrirë në ndonjë lëvizje, me ndihmën e propagandës opinioni mësohet me atë dhe fillon të tolerojë qëndrimet e tijë. Nga një tolerancë e këtillë lindin problemet sikur ky i Butelit dhe ajo tolerancë shndërohet në jotolerancë ndaj të tjerëve. Dhe nuk duhet me qenë ndonjë njohës i madh i teorive të konspiracionit për të ditur se ekzistimi dhe veprimi i ekstremistëve dhe grupeve ekstremiste shumë shpeshë i shërbejnë dofarë “qëllimeve më të larta”, që të mos them se janë të nxitura dhe të përkrahura nga qarqe të caktuara të një shteti të caktuar
Jam i vetëdijshëm se disa, sikurse profesori Cucullovski në një debat të këtyre ditëve, do të thonë se në vend që t’ju përmbahem sferave shpirtërore, po zhytem në sferat e problemeve politike. Por, ja që s’është ashtu. Unë po përpiqem të mbroj shpirtëroren nga ndërhyrja e politikës, pikërisht nga ndërhyrja e asaj politike që po kërkon pikë për vehte duke e keqpërdorur fenë, postulatet e sajë dhe simbolet e sajë. Po përpiqem të bëj me gisht kah rreziku që ka zënë pritën aty prapa eksperimenteve me ndjenjat fetare të njerëzve , posaçërisht kur ato eksperimente shkaktojnë diskriminimin e njërës palë. Në rastin e kryqit të Butelit, kështu po ndodh me 40 përqind të qytetarëve të Maqedonisë -Shqiptarë, Turqë, Boshnjakë, Romë , Torbeshë dhe disa muslimanë të tjerë
Pasiviteti i trimëron ekstremistët
Shikuar realisht, edhe vetë inicuesit e ndërtimit të kryqit në Butel, janë të vetëdijshëm se me atë akt nuk do të arrijnë asgjë, posaçërisht nuk do arrijnë “ të dëbojnë Shqiptarët dhe përkrahësit e Sheriatit”. Sidoqoftë, ata e dërguan një sms që thotë: Buteli është yni, Maqedonia është e jona dhe është ortodokse, të tjerët janë pakë dhe nuk kanë çka kërkojnë këtu…
Por, nga ana tjetër sms-në e deshifruan edhe “të tjerët” që krejtësisht me të drejtë mendojnë se Maqedonia është edhe e tyre, se është edhe islame, se janë aq sa janë por ja që janë në vendin e tyre. Mbetet të shohim e të përjetojmë zgjidhjen e nyjes që u shkaktua me një akt të pa menduar mirë, me një kryq politik i cili me grandiozitetin e vetë është paramenduar jo si një simbol i krishterizmit dhe i paqes hyjnore por si farë e përçarjes.
Ekstremizmi, miq të nderuar, çrënjoset shumë vështirë sepse si digë i shërben ideologjia në të cilën mbështetet dhe e cila e arsyeton egzistencën e tijë. Në rastin e Butelit, ai ekstremizëm nuk varet nga fuqia e bartësve të vetë sepse ajo fuqi, objektivisht, është kurfare. Por, varet, shumë varet nga ndërgjegja jonë, nga aktiviteti ose pasiviteti ynë, nga fakti se a do vendosim ne të kyçemi në betejën kundër tmerit që po na e servirin apo do bëjmë sehir
A duhet t’ ju përkujtoj se Islami dhe Krishterizmi në këtë nëqiell kanë jetuar në harmoni, bile edhe në rrethana shumë më të vështira historike nga këto që janë aktualisht. A duhet përkujtuar Bejrutin dhe Belfastin dhe tmeret që mund t’i shkaktojnë mosmarrëveshjet ndërfetare. Dhe, në fund, a duhet të përkujtoj se problemi në Butel ka prapavijë të qartë politike dhe se në fund mund të shkaktojë vetëm gjëra të pa dëshiruara.
Një pushtet i mençur, një pushtet që përkujdeset për paqen dhe mirëqenien e qytetarëve të vetë, jam i bindur se shumë lehtë do e zgjidhte këtë problem. Pranë kryqit, në parkun e njejtë, pushteti i mençur do të ndërtonte edhe një minare pesëdhjetë metra të lartë me qëllim që pastaj të shërbejnë si simbole të harmonisë dhe të bashjkëjetesës. Ose, thjeshtë, parkun do e mbulonte me lule. Care tjetër nuk ka, miq të nderuar. Opcionin e tretë, dyshoj se keni dëshirë t’a dëgjoni. I lutem Allahut të na udhëzojë në rrugën e drejtë.
Ndryshe, Sheriati nuk funksionon në shtetet laike, ai është ligj për shtetet islamike dhe është shumë i drejtë. Pra, lëreni njerithin le të fletë, e ju mos u frikësoni nga Sheriati miq, mos ikni. Maqedonia është shtet laik, as ortodoks, as islamik.