Dikur në këtë zyrë luhej futboll dhe basketboll nga ish ministrat e qeverisë së kaluar, ndërsa sot po e njejta shfrytzohet për të pritur në takim njerëz që janë të futur në listë të zezë të SHBA-së dhe përkrahës të Putinit. Zv/kryeministri Ivan Stoillkoviq, përsëri po harron se është përfaqësues i të gjithë etniteve në vend, ai nuk heq dorë nga bindjet e tij personale që është pro sërb dhe po të njejtat po i shpalos edhe në ministrinë që është e gjithë qyetarëve. Në rrjetin social Facebook, duke faleminderuar Zotin, ai njofton se ka pritur të hënën në takim zyrtarë me të gjitha nderimet shtetërore, presidentin e Republikës Srbska në Bosnje, Millorad Dodikun.
IVAN STOILKOVIQ, ZV/KRYEMINISTËR I RMV-SË
“’Faleminderit, Zot, për këtë ditë!’ Dhe prandaj: mirëdita! Është mirë, jemi këtu dhe vëllai Millorad është këtu! A është pak kjo?”.
Ndërkaq, edhe sot ka reagur partia opozitare shqiptare BDI, të cilët thonë se ky është akt që tejkalon çdo kufi morali dhe logjike, politike, madje nga partia e Ahmetit e quajn si një ofendim të rëndë nga qeveria, pasi sipas tyre, njeriu i Putinit dhe mohuesi i Srebrenicës i ftuar nderi në ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit.
DJANA TOSKA, DEPUTETE E BDI-SË
“Në një akt që tejkalon çdo kufi morali dhe logjike politike, në ndërtesën që supozohet të simbolizojë Marrëveshjen e Ohrit dhe harmoninë ndëretnike, u pranua dhe u nderua Millorad Dodik – krahu i zgjatur i Vladimir Putinit, njeriu që punon për ndarjen e Bosnjë dhe Hercegovinës, dhe njeriu që lavdëron masakrën çnjerëzore të Srebrenicës”.
Prania e Dodikut në atë zyrë, shtojnë integristët, është një shuplakë për viktimat e Srebrenicës, për shqiptarët dhe për çdo qytetar që beson në lirinë dhe barazinë.
Ndryshe, zv,kryeministri dhe ministri për Mardhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoillkoviq, gjatë ditës së djeshme ka pranuar dekoratë “Vojvoda Vuk” nga shoqata serbe e vullnetarëve të luftës 1912-1918, gjë që ngjalli shumë reagime në opinion.
Samir Mustafa /SHENJA/