Ekspozita “Persekutimi komunist i hartuesve të Alfabetit Shqip dhe familjarëve” u hap sot në ambientet e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Në fillim , nikoqiri,drejtori i këtij instituti, Skënder Hasani, falënderoi Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, për këtë kontribut në lidhje me historinë e hartuesve të Alfabetit.
Ndërkaq, Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, tha se kjo eskpozitë nuk është vetëm një temë e dhimbshme, por është mundësi e një rikthimi në qendër të vëmendjes të siç tha ai, figurave të mëdha që paguajtën një çmim të lartë, për një vepër që sot e marrim për të mirëqenë, gjegjësishtë Alfabetin Kombëtar.
DENION MEIDANI, AMBASADOR I SHQIPËRISË NË MAQEDONINË E VERIUT
“Alfabeti i gjuhës shqipe, i formësuar me aq mund dhe sakrificë nga njerëz të shquar të mendjes dhe të shpirtit, që ishte një akt i madh guximi. Ishte një vendim historik, që përkonte jo vetëm me zhvillimin gjuhësor, por edhe me aspiratën e një kombi për liri, për bashkim dhe për progres”.
Në këtë ekspozitë mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili tha të gjithë si komb dhe si shtet, ka nevojë të gjykohet drejt komunizmi, i cili siç tha Gashi, ka lënë pasoja të dhimbshme.
AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT
“Ne e dim mirëfillin se komunizmi siç ka qenë i instaluar në shoqëritë tona, ka prodhuar tmerre, vuajtje burgosje, dhunë, por edhe shumë jetë të humbura. Andaj, e kemi për detyrë që ato gjëra t’i ndriçojmë dhe të jemi të guximshëm ta themi saktë se kush ishin autorët e vërtet të atyre krimeve”.
Fjalim mbajti edhe Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, Çelo Hoxha, i cili falëndëroi të gjithë dhe tha se do të vazhdojnë edhe me ekspozita tjera.
ÇELO HOXHA, DREJTORI I ISKPK
Ndërkaq, kuratatorja e ekspozitës, Dorina Daiu, theksoi nevojën që kjo njohje për themeluesit e gjuhës dhe shtetit shqiptar, të jetë në fokus të veprimtarive të përbashkëta të dy instituteve, ndërsa në fund Daiu të gjithë të pranishmeve ju sqaroi në detaje se çfarë përmban kjo ekspozitë.
Samir Mustafa /SHENJA/