Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin më të thellë për situatën alarmante që po ndodh në vend, ku qytetarët janë të detyruar të organizohen vetë për të mbrojtur interesat e tyre përballë rritjes së papërballueshme të çmimeve të produkteve ushqimore dhe bazike. Nisma qytetare “Bojkoto tregjet” po përhapet tashmë edhe në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar një moment kritik për qeverinë dhe institucionet e shtetit.
Kjo nismë është shenjë e fundit e një populli të lodhur nga një qeveri arrogante dhe e paaftë, e cila nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të mbrojtur qytetarët nga goditjet ekonomike dhe padrejtësitë sociale. Në të kaluarën, qeveria jonë, edhe pse jo gjithmonë të mjaftueshme, kishin ndërmarrë masa për të zbutur efektet e krizave.
Por sot, kjo qeveri jo vetëm që ka dështuar të veprojë, por ka treguar një indiferencë dhe moskokëçarje të paprecedentë ndaj halleve të qytetarëve.
BDI dënon ashpër paaftësinë totale të qeverisë aktuale për të përdorur instrumentet institucionale në mbrojtje të qytetarëve të saj.
Kjo situatë ka nxjerrë në pah dështimin e plotë të kësaj qeverie për të garantuar stabilitet ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët.
Arroganca dhe mungesa e përgjegjshmërisë së kësaj qeverie ka detyruar qytetarët të marrin situatën në duart e tyre, duke treguar mungesën totale të besimit në institucionet shtetërore.
BDI i bën thirrje qeverisë të reflektojë menjëherë dhe të ndërmarrë masa konkrete për të ulur çmimet e produkteve bazike dhe për të mbrojtur qytetarët nga abuzimet në treg. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më tej dhe është koha për një përgjigje të qartë dhe të përgjegjshme ndaj krizës që po përjeton populli.
Data 24.12.2025
Aktuale
- Gashi dhuroi mjete për tre shkolla në prag të festave të fundvitit
- AUV largon nga tregu qumështin ‘Aptamil’
- Shabani: Dokumenti për ujin jo të pijshëm nuk është bërë në Gradec, por në Dobridoll
- Isen Shabani: Kundërkandidati im nuk është legjitim, ai bojkotoi zgjedhjet
- “Dyshoja te Policia! Lidhja e nëndrejtorit me Ergys Agasin”- Gerond Meçe: Erion Ismaili më paralajmëroi të rrija larg tenderëve të AKSHI-t
- Zulhajrat Demiri falënderon VLEN dhe Ziadin Selën për përkrahjen e kandidaturës së tij
- “Dyshoj për lidhje brenda KPP me rrëmbimin”- Dëshmia e Gerond Meçes: Më bllokonte procedurat dhe më s’kualifikonte në tenderë! Edhe kur fitonim, ai ishte kundër
- BDI mban mbledhje të Kryesisë Qendrore, emëron drejtues dhe funksionarë të rinj


