Ofendim i rëndë nga qeveria pa legjitimitet – njeriu i Putinit dhe mohuesi i Srebrenicës i ftuar nderi në ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit!
Mbrëmë, çdo shqiptar dhe çdo qytetar me dinjitet në këtë vend u ndje i fyer, i poshtëruar dhe i tradhtuar.
Në një akt që tejkalon çdo kufi morali dhe logjike politike, në ndërtesën që supozohet të simbolizojë Marrëveshjen e Ohrit dhe harmoninë ndëretnike, u pranua dhe u nderua Miroslav Dodik – krahu i zgjatur i Vladimir Putinit, njeriu që punon për ndarjen e Bosnjë dhe Hercegovinës, dhe njeriu që lavdëron masakrën çnjerëzore të Srebrenicës.
Si është e mundur që njeriu i izoluar nga bota demokratike, që mbjell përçarje dhe urrejtje, të mirëpritet në mënyrë zyrtare nga një qeveri që pretendon se përfaqëson vlerat euroatlantike dhe paqen ndëretnike?
Çfarë mesazhi po dërgon kjo qeveri tek qytetarët shqiptarë, tek familjet e viktimave të gjenocideve, tek ata që ende besojnë në drejtësi dhe dinjitet?
Ky akt është një goditje e rëndë për Marrëveshjen e Ohrit.
Prania e Dodikut aty është një shuplakë për viktimat e Srebrenicës, për shqiptarët dhe për çdo qytetar që beson në lirinë dhe barazinë.
Është një mesazh që tregon se kjo qeveri përveç që pa legjitimitet, ka humbur edhe çdo ndjenjë respekti ndaj historisë dhe sakrificave tona.
Kjo është dita kur të gjithë ne u ndjemë të ofenduar.
Sot, të gjithë jemi të turpëruar. Dhe sot, të gjithë e kuptuam se ky pushtet ka shkelur çdo vijë të kuqe.
Ky turp nuk duhet të harrohet kurrë.
Ky është momenti kur duhet t’i kujtojmë vetes se dinjiteti nuk blihet dhe historia nuk falet.
Për ata që besojnë se mund të luajnë me ndjenjat dhe vlerat tona: e keni gabim.
Kjo do të mbahet mend dhe ne nuk do të ndalemi derisa të rikthejmë dinjitetin që sot u shkërmoq para syve tanë.
Sot, çdo shqiptar dhe çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi neveritet nga kjo tradhëti ndaj vlerave dhe përcaktimeve tona si shoqëri.
Data 10.07.2025
Aktuale
- Gjykata Kushtetuese konfirmon se ligji për skemat pensionale të financuara nga shteti është në përputhje me Kushtetutën
- Sami Lushtaku shpall kandidaturën për kryetar të Skenderajt, premton zhvillim dhe drejtësi
- Elisa Spiropali në Sofje: Bullgaria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE
- Lëvizja Arbëria : Koha për vendime të guximshme, jo për bllokada politike
- Pezullohet vendimi për grevën e kontrollorëve të fluturimeve
- Babai rrahu vajzën 11 vjeçe dhe e regjistroi me telefon, ja në cilin qytet të Maqedonisë (VIDEO)
- Vrasja e Renis Dobrës! Autorët me dy Range Rover nga Rrësheni, i bënë pritë 23-vjeçarit dhe e rrëmbyen
- MPB njofton për risi,një nga shërbimet më të kërkuara mund ta merrni online