Bashkimi Demokratik për Integrim ka promovuar Shtabin Politik të Degës së tij në Çair, me një ngjarje ku morën pjesë aktivistët dhe struktura të tjera të partisë. udhëheqja e shtabit do t’i besohet ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Në këtë ngjarje, ka marrë pjesë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ka theksuar rëndësinë e themelimit të këtij shtabi politik si përgjigje ndaj sfidave që i ka krijuar pushteti aktual.