BDI reaguar pas deklaratave të VLEN-it, të cilët, gjatë ditës së sotme thanë se “BDI po shqetësohet për kolonat kufitare, ndërsa kanë qenë pikërisht ata të cilët kanë hartuar plane kundër Kosovës”.
Sipas BDI-së, kjo qeveri në shtatë muaj ka kthyer mbrapsht cdo arritje historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
“Për herë të parë, institucionet e kësaj qeverie përdorin terminologjinë “Kosova dhe Metohia,” një narrativë që është shprehje e qartë e politikave të Serbisë për denigrimin e statusit të Republikës së Kosovës.
Kjo qeveri, që lejon Ivan Stoilkovicin – një përfaqësues i hapur i interesave ruso-serbe – të udhëheqë ministrinë që mban përgjegjësinë për zbatimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, ka treguar se është thjesht një zgjatim i “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut.
Dhe është pikërisht kjo qeveri që po tenton të tregojë se e ku kanë “vendin shqiptarët,, nëpërmjet nënshtrimit politikave përjashtuese.
BDI mbetet e përkushtuar për të mbrojtur dinjitetin, legjitimitetin dhe të ardhmen e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga BDI. /SHENJA/
Data 29.01.2025
Aktuale
- Gerti eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
- Ndodh krisja tjetër mes Edit dhe Drilonit, ja çfarë veprimi bënë karshi njëri-tjetrit
- Tragjedia në Termocentralin Kosovë A: U gjet i vdekur një 45-vjeçar
- Për shkak të një aksidenti lëvizje e ndaluar e të gjitha llojeve të automjeteve në dy drejtimet e A-2 Kriva Pallankë nga qarkorja e Rrugës eksprese drejt Deve Bairit
- Driloni ka një mesazh për Gjestin, paralajmëron një surprizë për të
- Nga Egnatia te Elbasani, firmos sulmuesi
- Mickoski: Institucionet e Maqedonisë nuk do të preken nga vendimi i Trump
- “Dy ditë isha …”, prishja e raportit me Edin, deklarohet Driloni