Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se ata me qeverisjen serioze e të përgjegjshme brenda pak muajve arriti të nënshkruaj marrëveshje për one-stop shop me Kosovën, e cila së shpejti do të hyjë në fuqi.
“Kjo do të ofrojë mundësi të reja të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, ku do të jetë fitimprurëse për qytetarët dhe dyja vendet. Derisa BDI, marrëveshje për one-stop shop nënshkruante me Serbinë.
Ne kujtojmë qytetarët se ishte pikërisht Bujar Osmani apo i njohur si dosti i Daçiqit, sa ishte në krye të OSBE-së përdori këtë organizatë për ta dëmtuar Kosovën dhe interesin shqiptarë në rajon. Ai hartoi një plan 9-pikësh, ku në Kosovë ka ngritur shqetësime të mëdha. Plani përfshinte masa të ashpra kundër Kosovës krykëput, dhe i shtonte barrën Kosovës në negociata me Serbinë. E kjo krejt falë këtij ministrit shqiptar që sillej sikurse ndërkombëtar, Bujar Osmani.
Marrëdhëniet me Kosovën janë në nivelin më të kënaqshëm si asnjëherë më parë. Pasi vizita e parë zyrtare në vend ishte nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe mbledhja e parë ndërqeveritare u bë me Kosovën në Prishtinë për herë të parë. Këto janë shenja të mjaftueshme për të treguar orientimin politik të kësaj qeveria.
VLEN është e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes dyja shteteve. E ardhmja e shqiptarëve është e lidhur me zhvillimin e bashkëpunimit rajonal. VLEN është e fokusuar në krijimin e mundësive për avancimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve, pasi besojmë se kjo është mundësia e vetme të ecim para”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
				
	Data 04.11.2025
							
				
	Aktuale
	
				- Shpërthim me tritol në një biznes, detajet! Lënda plasëse ishte vendosur tek dera
 - Mickoski në Samit për zgjerimin e BE-së në Bruksel
 - Moti me shi edhe nesër- Ky është parashikimi për krejt javën
 - Akuzohen për ‘Falsifikim të Dokumenteve’ dhe ‘Fshehje e të ardhurave’, Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie për administratorin e CFO Pharma e punonjës të FSDKSH
 - Këmbimi valutor 4 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
 - Zelensky mohon ekzistencën e ndonjë ‘plani paqeje prej 12 pikash’ të dakorduar
 - Nebiu: Formulat e vjetra të BDI-së nuk funksionuan tek shqiptarët
 - Çfarë ndodhi në Prishtinë? Një person hipi mbi veturë në mes të trafikut
 

									 
					
