Një nga kompanitë me të njohura gjerësisht për parfuma në botë “Gisada” sot e ka hapur dyqanin e saj më të ri në një nga lagjet më elitare biznesore në glob.
Kështu është përuruar së fundmi “Gisada” në lagjen Banhov të Zyrihut me çka ky brend po tregon se gjithnjë e më shumë po prek majat e suksesit në fushën e së bukurës – parfumave dhe kozmetikës. Por jo vetëm. Tashmë në këtë dyqan i cili ndodhet në një nga lagjet kryesore sa i përket biznesit dhe brendeve më të njohura – do të mund të gjeni edhe garderobën tuaj të preferuar. Pra “Gisada” tashmë ka krijuaj edhe linjat e saj të veshjeve, që i përkasin modës dhe kualitetit më të lartë.
Ndryshe, Gisada Switzerland u themelua në Cyrih në vitin 2013 nga dy vëllezër që ndanë një dashuri të thellë për parfumerinë, Gisada Switzerland është bërë një emër i njohur ndërkombëtarisht në industri, duke e përkthyer ëndrrën e tyre në realitet aromatik.
Vizioni i “Gisada Switzerland” ka qenë gjithmonë i qartë – të krijojë aroma unike dhe magjepsëse që frymëzojnë dhe kënaqin dhe qëndrojnë si një testament për mjeshtërinë zvicerane, por tani është zgjeruar dhe në industrinë e tekstilit.