Kështu duket përditshmëria e Xhenetës 19-vjeçe. Edhe për të lëvizur i duhet ndihma e dikujt, pasi që nga lindja vuan epilepsia dhe skolioza, që është shtrembërim i kurrizit.
Barrën më të madhe për kujdesin ndaj saj e ka e ëma, Aida. E ushqen, vesh, e lan dhe i ndihmon të lëvizë.
Aq e madhe është brenga e saj, saqë nuk e përshkruan dot as me fjalë.
“Zor është, zor, kush të dojë le të thotë…”, u shpreh Aida Ramush, nëna e Xhenetës.
Nëna e 5 fëmijëve nga Shuto Orizare e Shkupit, rrëfen se mjekët në Maqedoni nuk u kanë dhënë fare shpresë se operacioni mund të kryhet me sukses.
“-Çfarë ju kanë thënë në Maqedoni?
-Ose në koma do të mbetet ose nuk del nga salla.
-Këtë ua ka thënë anesteziologu?
-Po!:, shtoi Ramush.
Kjo nënë që ka 19 vjet që po lufton, ëndërron që Xhenetën ta shohë të qëndrojë së paku në këmbë, pa ndihmën e askujt.
Përmirësimi i gjendjes është i mundur në Turqi, por kushton shumë për kushtet e familjes – 27 mijë euro.
Operacioni duhet bërë urgjentisht për shkak se sipas mjekëve, siç thotë edhe nëna e Xhenetës, ekziston rreziku që t’i dëmtohen organet për shkak të sëmundjes.
Me sy të përlotur ka një kërkesë deri te të gjithë njerëzit human.
Ќ-Prej njerëzve kërkoj ndihmë, të më ndihmojnë për Xhenetën. Ajo ka nevojë për operim në Turqi.
-Sa kushton operacioni?
-Shuma është 27 mijë euro. Nëse nuk operohet Xheneta, gjendja do i përkeqësohet për shkak të kurrizitЌ, tha më tej Ramush.
E lamë familjen Ramush me shpresën tek njerëzit bamirës, që me ndihmën e tyre t’ia bëjnë më të lehtë jetën Xhenetës dhe t’ia kthejnë buzëqeshjen nënës së saj…
STOPANSKA BANKA
200002612500119
SELAJDIN RAMUSH
SWIFT: STOBMK2X
IBAN MK07200004236094946
TEL PËR KONTAKT: 078 391 772