Zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, lidhur me përdorimin e termit “Kosovë dhe Metohi” në faqen zyrtare të Ministrisë së tij, theksoi se ai term vjen nga një deklaratë e postuar në profilin e tij në Facebook gjatë një vizite të tij në Beograd, por se ai, si ministër në Qeverinë e Maqedonisë, në veprimtarinë e tij politike do të veprojë në përputhje me vendimet e shtetit, pra Maqedonisë.
Megjithatë, shtoi ai, për popullin serb gjithmonë do të mbetet kështu, pasi, siç tha, kjo është në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.
“Kjo është një deklaratë e postuar në profilin tim në Facebook gjatë një vizite në Beograd dhe kisha përgjigje për mediat shqiptare. Për të gjithë anëtarët e popullit serb, gjithmonë do të jetë Kosovë dhe Metohi, pasi kjo është në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara,” tha ai gjatë një ngjarjeje për shënimin e Shën Savës – festa kombëtare e komunitetit serb në Maqedoni.
Data 17.12.2025
Aktuale
- I caktohet masa e arrestit shtëpiak Lupço Pecovit, i dyshuar në rastin “Zinxhiri”
- Bashkërenduan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta-perimesh! Nga Omer Fruit, Morina Grup SHPK te Roland-2012 SHPK
- E vranë, e futën në gropë dhe e dogjën, Prokuroria nisë hetimet
- Maqedonia e Veriut me 2 autobusë në 1000 banorë, mbi mesataren evropiane prej 1,6
- Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, mbetet në fuqi dënimi me 30 vite burg për ish-policin që vrau kolegun brenda komisariatit
- Kërkesa për arrestim në Parlament/ A ka rënë SPAK në gjurmët e parave të Belinda Ballukut? Lista e kompanive të ‘preferuara’ të ministres
- Mjegull në disa rrugë, komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje
- Shisnin drogë tek të rinjtë në dy qytete, Prokuroria e Sarandës dërgon në gjyq 16 persona


