“Kjo Qeveri nuk do të pranojë hyrjen në BE nëse cënohet dinjiteti, gjuha, vazhdimësia historike dhe shteti i pavarur”, kështu tha Maksim Dimitrievski kryetar i Lëvizjes “Znam” në emisionin Click Plus në TV21. Kjo deklaratë e Dimitrievskit vjen pas takimit me Ambasadorin e BE-së Mihail Rokas.
Dimitrievski theksoi se kërkesa e tij është që të bëhet sa më shumë presion ndaj Sofjes zyrtare.