LSDM-ja opozitare vazhdon me akuzat ndaj pushtetit për mungesën e terapive biologjike në Klinikën e Onkologjisë. Sipas tyre, derisa pacientët në Klinikën e Onkologjisë po luftojnë për jetën e tyre, Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe zyrtarët e saj të paaftë po tregojnë mosinteresim të plotë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Për një javë e tërë Klinika ka mbetur pa barna bazë për terapi biologjike dhe personat në gjendje kritike janë të detyruar të kërkojnë mënyra për të shpëtuar veten. Kjo është një fatkeqësi që është rezultat i qasjes jashtëzakonisht amatore dhe të çorganizuar të qeverisë. Ata akuzojnë drejtorin e Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski se në vend që të kërkojë zgjidhje urgjente po përdorë të njëjtën histori arsyetimesh. Një gjë është e qartë: paaftësia dhe mosinteresimi i kësaj qeverie rrezikon drejtpërdrejt jetë njerëzore. Çdo ditë vonesë do të thotë jetë të humbura. Është koha për veprim dhe përgjegjësi urgjente – kjo nuk është më vetëm çështje politike, por çështje jete a vdekjeje, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së. /Alsat.mk
Data 16.09.2025
Aktuale
- (VIDEO) Identifikohen 20 persona që dyshohen se i kanë vënë zjarret
- Dita Botërore e Ozonit në Shqipëri: Nga shkenca tek veprimi global, aktivitete sensibilizuese dhe angazhime për të ardhmen
- Visar Ademi: “Koalicioni im është vetëm me qytetarët e Gostivarit”
- MMJPH: Komunat t’i identifikojnë të gjitha deponitë e egra, të zbatojnë kontrolle të hollësishme dhe të përgatisin plane për mënjanim sistematik
- Janevska: Rreth 1800 nxënës nga Trubareva pa pengesë ndjekin mësimin onlajn
- Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako
- Zelensky u bën thirrje vendeve evropiane të zhvillojnë mbrojtjen ajrore pas sulmit të fundit rus
- Mickoski: E Majta në koalicion me BDI-në