Manchester United po vazhdon të insistojë për transferimin e anësorit danez Patrick Dorgu nga Lecce.
Gjiganti anglez ka bërë ofertën e partë në drejtim të Lecces prej 27 milionë eurove, por klubi italian e hodhi poshtë atë.
Megjithatë Djajtë e Kuq nuk kanë hequr dorë nga afrimi i talentit danez dhe po përgatitin ofertën e re.
Fabrizio Romano raporton se Man Utd ende nuk pritet të përmbushin çmimin e kërkuar prej 40 milionë eurosh të Lecces.
Dorgu, i cili është i etur për të bërë kalimin në Old Trafford, nuk ka asnjë shqetësim në lidhje me kushtet e mundshme të kontratës së tij.
Man United mbetet i etur për të siguruar talentin e ri dhe negociatat do të përparojnë në ditët në vijim.
Besohet se oferta e re e Djajve të Kuq do të arrijë deri në 35 milionë euro për 20-vjeçarin i cili ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asistim në Serie A. /Telegrafi/