Duelet e të mërkurës në Ligën e Kampioneve, kanë krijuar një tabelw pak më të qartë për renditjen e përgjithshme teksa kanë çuar në 18 numrin e skuadrave të kualifikuar për në fazën tjetër të turneut.
Milani, Fejnordi, Borusia Dortmundi, Bajern Munihu, Real Madridi, Juventusi dhe Sëlltiku u janë bashkuar Liverpulit, Barcelonës, Atletiko Madridit, Atalantës, Arsenalit, Bajer Leverkusenit, Interit, Aston Vilës, Brestit, Monako-s dhe Lillë-s, që ishin kualifikuar më parë.
Nga këto skuadra, Liverpulli dhe Barcelona kanë siguruar matematikisht praninë në tetëshen e parë, ndërsa për të tjerat do të vendoset vetëm në ndeshjet e fundit.
Sparta Praga, Xhirona dhe Salzburgu i janë bashkuar Bolonjës, Crvena Zvezdës, Shturm Grazit, Lajpcigut, Slovan Bratislavës dhe Jang Bojsit, si skuadrat të cilat janë matematikisht të eliminuara nga turneu.