“Në kompetencë të Prokurorisë Publike është duke u zhvilluar procedurë përkatëse nëse është organizuar arratisja e Artan Grubit”, kështu deklaroi sot ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski. Ai tha se që në ditën e parë të arratisjes së Grubit janë ndërmarrë veprime nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm pranë MPB-së, është hapur hetimi i brendshëm dhe gjithçka që është siguruar si provë me urdhër të prokurorit është mbledhur dhe dorëzuar dhe po hetohet se a bëhet fjalë për arratisje të organizuar, grup, apo është thjeshtë shkelje e punonjësit të policisë në fjalë.
PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Nga provat e grumbulluara deri më tani me të cilat disponojmë për të pasur mundësi të ndërhyjmë në gjendjen e vërtetuar faktike, nga ana e zyrtarit, kemi bërë kallëzim penal dhe janë ndërmarrë hapa drejt pezullimit dhe vërtetimit të fajësisë dhe përgjegjësisë penale të tij në përputhje me provat që janë të pamohueshme. Është e padiskutueshme që punonjësi i policisë të mos e shikojë monitorin dhe ta lejojë të kalojë. Ky është një fakt i padiskutueshëm dhe këtu kemi një kallëzim penal”.
Toshkovski tha se në procedurën hetimore janë të përfshira edhe komunikimet që mund të kenë pasur lidhje me arratisjen e Grubit. Grubi është arratisur në muajin dhjetor të 2024, disa ditë pas njoftimeve se SHBA e ka futur në listen e zezë amerikane për shkak të krimit dhe korrupsionit të kryer.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/