Njëra nga arsimtarët e pushuar nga puna thotë se arsyet janë politike, ajo rëfen ngjarjen.
“Ne jemi shkarkuar nga detyra jonë si mësimdhënës pavarsisht përvojave shumëvjevçare dhe përkushtimit ndaj nxënësve ky veprim i cili duket qartë se është motivuar politikisht nuk është thjeshtë ndaj nesh por një sulm ndaj integritetit dhe arsimit” – tha Luljeta Nuredini-Ish Mësimdhënëse.
Për këtë çështje kërkuam përgjigje nga drejtori, por I njejti nuk ishe aty. Tentuam të kontaktojmë në telefon e përgjigja ishte kjo.
Udhëheqësia: Drejtor të kërkojnë nga Klan Macedonia… mirë, a do të kthehesh.
Gazetari: A mund të flas unë?
Udhëheqësia: Të kërkon të të dëgjoi, mund të flasësh apo je në “guzhva” trafik. Në “guzhva” trafik je, ok na falni.
Gazetari: Në “Guzhva” trafik është, do të vijë ose jo?
Udhëheqsia: do të vij por më vonë.
Gazetari: Kur më vonë?
Udhëheqësia: Nuk mund të ta them…
Gazetari: Pse, do të ju largoi nga puna edhe juve?
Udhëheqësia: Nuk na tha që do na largoi…
“Më shumë se gjysë ore e pritëm këtu drejtorin e shkollës 26 korriku, deri më tani as nuk është lajmëruar dhe as nuk ka ardhur për tek zyra e tij”.
Disa nga mësueset që tani më janë përjashtuar, lajmin e morrën duke qenë në pushim të lindjes. arsimtarët thonë se do të ndjekin çdo rrugë ligjore për të drejtat e tyre që kjo padrejtësi të marrë fund.