Kur përmendet BDI nuk mund të mendojm tjetër pos për keqpërdorime dhe korrupsion. Dëshirojmë të informojmë opinionin publik për një çështje të rëndësishme që lidhet me aktivitetin ekonomik të kompanisë “Everest JD” DOOL, e cila është pronë dhe menaxhohet nga Drin Ahmeti, nipi i liderit të partisë non grata BDI, Ali Ahmeti. Sipas informacioneve të disponueshme, kompania në fjalë nuk ka paguar tarifën e koncesionit për shfrytëzimin e burimeve minerale në lokacionin “Bukoviq”, duke shkelur kështu ligjet dhe rregulloret.
Ky veprim i papërgjegjshëm paraqet një formë të rëndë të mostransparencës dhe abuzimit me privilegjet e dhëna për shfrytëzimin e pasurive natyrore, dhe për këtë arsye, koalicioni VLEN inicion që të merren masa të menjëhershme dhe të plota për të zbardhur këtë çështje.
Ne me krenari të plotë ndajmë këtë informim në vijim që me kalimin e BDI-së nongrata në opozitë përfunduan edhe mbrojtjen apo mbështetjet në gjykata e prokurori. Prandaj, kjo është shenjë që po përfundon epoka e ndikimit të politikës në institucionet që duhet të jenë plotësisht të pavarura dhe të pa ndikuara në punën e tyre, organet e gjyqësisë.
Pas zbulimit të këtij akti, Drin Ahmeti është ftuar nga Prokuroria për të dhënë shpjegime dhe është duke u hetuar për këtë rast. Koalicioni VLEN si pjesë e qeverisë i bën thirrje institucioneve të drejtësisë të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të sigurojnë një proces të sigurt dhe transparent të hetimeve, për të shmangur çdo formë të ndikimit politik në mënyrë që vendimi përfundimtar të jetë I bazuar plotësisht nëë ligjet e vendit tone. E keqpërdoruesit sikur Drin Ahmeti ta marrin dënimin e merituar.
Koalicioni VLEN me vendosmëri të plotë dhe përgjegjësi maksimale mbështet çdo përpjekje për të siguruar që ky rast të trajtohet me prfoesionalizëm dhe paanshmëri që të vendoset rend dhe ligjshmëri në këtë fushë.
Koalicioni VLEN do të ndjek me vëmendje këtë çështje dhe do të qëndrojë stoik në luftën për transparencë dhe drejtësi dhe se nuk do të toleroj asnjëherë keqpërdorimet. Sigurojmë qytetarët që jemi këtu për ti zbuluar gjitha mashtrimet që lidhen me BDI-në non grata dhe se do të ketë përgjegjësi për gjithsecilin.
VLEN është koalicion i gjithë qytetarëve, VLEN nuk angazhohet për nipa e mbesa por për secilin për jush. Secili qytetarë gëzon respekt dhe trajtim të barabartë nga koalicioni më i madh shqiptar, VLEN.
Data 27.12.2025
Aktuale
- BDI: Trajtim çnjerëzor dhe diskriminues ndaj 76 të punësuarve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike
- 89 aksidente dhe mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë
- Tërmet me intensitet tre ballë në Ohër
- Siljanovska-Davkova dhe Misajllovski në lidhje video-konferenciale me paqeruajtësit dhe takim para Vitit të Ri me familjet e tyre
- Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë, policia jep detajet
- Lejuan ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT
- “Dezinformim, manipulim dhe krijime me AI!”- BIRN: Sulmet digjitale në 2025, më të sofistikuara dhe më të organizuara
- Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25% për lloje të ndryshme automjetesh


