Në një periudhë sfiduese për ekonominë e Maqedonisë së Veriut, rritja e shpenzimeve minimale për 10% në krahasim me janarin e kaluar është një zhvillim që ka tërhequr vëmendjen e qytetareve. Kjo rritje ka prekur rëndë buxhetin e familjeve, duke e bërë jetesën gjithnjë e më të vështirë për shumë qytetarë. Për të kaluar muajin një familjeje katër anëtarëshe i duhen plot një mijë e 50 euro. Në deklaratat e qytetarëve të intervistuar nga Tv Shenja ankesat ishin të shumta. Një qytetar madje ironizoi rritjen e shpenzimeve minimale duke thënë se, çmimet po vazhdojnë të rriten qind për qind dhe se 10% nuk është asgjë.
Qytetari
“Po ata po i hypin çmimet qind për qind e 10 përqind azgjë nuk është. Po i hypin çmimet kot që thonë po i zbresim, ama kot përsëri po i hypin çmimet, qind për qind i kan hyp. Rritjet gjithmonë vështirë e më vështirë po vijnë, gjithmonë më e vështirë po vjen kjo kohë… nuk e di më vështirë po e kalojmë dyqysh muajin ama të shohim. Kot përsëri po hypin çmimet nuk është stabile,një kohë e vështirë ka ardhur por ia dalim disi”.
Ndërkaq, një tjetër qytetar thotë se duhet të ketë paga më të larta por nuk ka mundësi pasiqë siç tha ai kemi një shtet të varfër dhe për më tepër shtoi se edhe atë pasuri pak që e ka shteti edhe atë e vjedhin funksionarët.
Qytetari
“Rritje çdoher kemi, çudi. Jemi vet ne që nuk kontribojmë që të kemi të ardhura më të mëdha vet. Jemi pa punëtor, në përgjithësi jemi pa punëtor, mandej edhe ata që i zgjedhim po i zgjedhim kot, s’kemi hajr prej asnjërit. J emi shtet shumë i vogël, shumë i vogël me aq ministra me aq drejtora me aq …. Një Bajrampashë me 3 milion e gjysmë Stamboll, a një lagje, beso e ka vetëm një kryetar, a na 100 mijë kryetar, 100 ambasador, s’ka fuqi, fuqia është e vogël. Rogat duhet të jenë normal më të larta po ska mundësi, aq është shteti i varfër është, mandej edhe atë pasuri pak që e ka shteti edhe atë e vjedhin”.
I të njëjtit mendim ishte edhe një tjetër qytetar nga ku ai vlerëson se politikanët e vjedhin dhe plaçkitin popullin.
Qytetari
“Kjo është vjedhje e popullit, ata e plaçkitin popullin, çka tjetër mund të them. Kështu nuk bën. Çdo ditë populli është I varfër e më I varfër, ky është mendimi im tjetër nuk di çka të them”.
Megjithatë, papunësia si dhe mungesa e mundësive për zhvillim ekonomik e bëjnë këtë situatë edhe më të vështirë për banorët e Maqedonisë së Veriut, nga ku dhe ngjall shqetësimin e tyre mbi atë se si do të ndikojë kjo në jetën e përditshme të tyre dhe në stabilitetin e ekonomisë së vendit.
Anida Murati /SHENJA/