Komunat kanë nënshkruar më shumë se 200 marrëveshje, në bazë të të cilave duhet të fitojnë mjete financiare për realizimin e projekteve infrastrukturore. Prej tyre vetëm dy duhet të publikohen sërisht për shkak të problemeve teknike. Kështu tha sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, për 250 milionë eurot e marra hua përmes kredisë hungareze, për zhvillimin e komunave.
Zllatko Perinski, ministër i Veteqeverisjes Lokale
“Jemi të kënaqur nga puna e vetëqeverisjeve lokale përshkak se më shumë se 200 nga gjithësej 288 projektet që janë kontraktuar për të marrë para nga buxheti qëndror, tashmë janë nënshkruar dhe do të hyjnë në fazë të realizimit. Vetëm dy nga këto 288 marrëveshjet do duhet sërisht të publikohen përshkak të problemeve teknike të prokurimeve publike. Presim, me përmirësimin e kushteve atmosferike, ndërtim dhe zgjerim ekonomik në të gjithë territorin”.
Thirrja e re publike pritet të publikohet në fillim të janarit, kurse paraprakisht javën e fundit të janarit, të kaloj në seancë qeveritare.
Mjetet do t’u ndahen kompanive me normën e njëjtë të interesit me të cilën është siguruar kredia nga banka hungareze, respektivisht prej 3.25%.
Emine Ismaili Luzha/SHENJA/