Me paraqitjen e provave materiale, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për rrëmbimet dhe vrasjet e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesa. Janë pesë persona në bankën e të akuzuarve për vrasjet e tmerrshme, Ljupco Palevski-Palço, Vlatko Keshishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski, të cilët akuzohen si bashkëkryerës për dy krime – rrëmbim dhe vrasje, si dhe Aleksandar Gjorçevsky, babai i Vanjës, i cili akuzohet se ka ndihmuar, transmeton Portalb.mk.
Seanca e fundit e procesit gjyqësor është mbajtur saktësisht një muaj më parë, pra më 20 dhjetor të vitit të kaluar, kur u prezantuan edhe provat materiale. Ato u prezantuan nga prokurorja Zhaklina Krstevska-Josifovska dhe asistentja e saj, ndërsa ajo që u dëgjua në sallën e gjyqit ishin konstatimet e dhimbshme dhe të frikshme, të cilat janë siguruar gjatë procedurës hetimore.
Prokurori, duke i përmendur me numër dhe duke sqaruar shkurt disa prej tyre, ka paraqitur rreth 180 prova materiale nga gjithsej 197. Pjesa tjetër duhet të prezantohet në seancën e sotme.
Ajo që u prezantua në seancën e 20 dhjetorit ka të bëjë me lokacionet ku janë gjetur viktimat, gjetjet e hetimeve të organeve hetimore, gjurmët e gjetura, gjetjet e autopsisë, raportet psikiatrike dhe një pjesë e komunikimit telefonik të të akuzuarve dhe vendndodhjen e telefonave të tyre gjatë ditëve kritike. Një pjesë e provave materiale të Prokurorisë të paraqitura deri më tani tregojnë se si Vanja ashtu edhe Pançe janë vrarë me plumba të të njëjtit kalibër 9 milimetra.
Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovski nga Velesi u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa pak ditë më vonë, më 3 dhjetor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.
Seanca e radhës në gjykim është caktuar për të premten, më 20 dhjetor, kur siç njoftoi sot gjyqtari Stefanovski do të prezantohen provat materiale.
Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.