Memedali Jusufi
Ne prag te 80 vjetorit te Radio Shkupit Ka një sërë podkastësh në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që trajtojnë tema të ndryshme, si kultura, historia, politika, shoqëria, ekonomia dhe sportet në Ballkanin Perëndimor, dhe përpiqen të informojnë, edukojnë dhe argëtojnë dëgjuesit e tyre. Nje nga Podcastet e tille eshte edhe emisioni “Pa Kufij’ , emisionet e fundit me podcast mund ti ndiqni te gjitha ne TVSh duke kerkuar Podcast Radiotelevizioni shqiptar emisioni Pa KUfij, Nderkohe po te njejtin emision permes platformes digjitale Youtube mund ta ndiqni ne Radiotelevizionin e Kosoves ( Radio KOsova ) Ajo qe eshte specifike ne kete Podcast eshte Interaktiviteti: Duke u emituar ne kater servise njekohesishte , degjuesi ne te njejten kohe mund te ndjek nje ze ndryshe ne Podgorice, Tirane, Prishtine apo Shkup. Konceptet e caktuara të emisioneve podkast u mundësojnë dëgjuesve të marrin pjesë aktive përmes komenteve, anketave e diskutimeve në rrjetet sociale. Interaktiviteti i kontribon angazhimit më të madh të publikut dhe nxit të menduarit. Na ishte nje here sot, cdo refim ( narative) ne te shkuaren fillonte me “NJa ishte nje here “nderkohe eshte nje podcast qe tenton te analizoje sjelljet dhe psiken tone ate qe eshte me njerzore brenda nesh, gjithmone e njejte pavarsishte se mendojme se progresi teknologjik na ka cuar perpara njeriu me sjelljen e tij mbetet i pandryshueshuar ‘. Na ishte nje here ” SOT ” lind si tregues qe sqaron se temat qe trajtohen lindin me se shumti me aktualitetin e dites , ose ne rastet kur analizohen ngjarje te ndodhura kohe me pare, gjithmone ka nje pike takimi dhe krahasimi me te sotmen. Mania e podcasting-ut nuk tregon shenja të ngadalësimit. Ndërsa fillimi i pandemisë COVID-19 u dha podkasteve një nxitje të madhe, pothuajse 40% e amerikanëve vazhdojnë t’i transmetojnë ato çdo muaj në vitin 2022. Nëse ka ndonjë gjë, tregu i podkasteve është bërë disi dërrmues, veçanërisht për ata që kërkojnë ta quajnë veten dëgjues të rinj. Në Ballkanin Perëndimor, podkastët vazhdojnë të jenë formë relativisht e re dhe e pashfrytëzuar e gazetarisë, por ato ngadalë po evoluojnë dhe po zgjerohen. Aktualisht, nuk ka asnjë hulumtim që ka mbuluar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të ketë të dhëna të sakta për përdorimin e kësaj forme në gazetari. Një hulumtim i fundit rajonal i audiencës dëgjuese të podkastëve Podkastët janë mënyrë gjithnjë e më e popullarizuar e komunikimit dhe informimit, duke u mundësuar gazetarëve t’i transmetojnë storiet, analizat dhe mendimet e tyre në mënyrë interesante dhe të qasshme. Podkastët gjithashtu u japin mundësi mediave të lidhen me audiencën e tyre, t’i dëgjojnë përshtypjet dhe të krijojnë një komunitet rreth temave të tyre. Situata në botë, Evropë dhe Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për përdorimin e podkastëve në gazetari është e ndryshme, por mund të thuhet se ka një trend të rritjes dhe zhvillimit të kësaj forme. Numri i dëgjuesve të podkastëve në nivel global në gjysmën e parë të vitit 2023 arriti në 464,7 milionë, nga të cilat 22% dëgjojnë podkastë në udhëtim. Kjo shifër parashikohet të arrijë në 504,9 milionë deri në vitin 2024. Edhe në Evropë, podkastët janë gjithnjë e më të pranishëm dhe të larmishëm, veçanërisht në vendet si Franca, Gjermania, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar. Sipas raportit të Institutit Reuters për Studimin e Gazetarisë, 41% e evropianëve dëgjojnë podkastë të paktën një herë në muaj, e më së shumti i dëgjojnë të rinjtë, të arsimuarit dhe popullsia urbane. Mediat në Evropë përdorin podkastë për qëllime të ndryshme, si gazetaria hulumtuese, analiza e ngjarjeve aktuale, intervista me mysafirë interesantë, arsim dhe argëtim. Disa nga shembujt e podkastëve të suksesshëm medialë në Evropë janë Today in Focus (The Guardian), The Rebooting Podcast (Brian Morrissey), The Media Show (BBC), Media Voices (Chris Sutcliffe, Esther Kezia Thorpe i Peter Houston) i Journo (Nick Bryant). Kur flasim për platformat që përdoren më së shumti për të dëgjuar podkastë, këtu prin Spotify dhe Apple. Podkastët mund të dëgjohen në çdo kohë, kudo, duke u mundësuar njerëzve të jenë të përditësuar me ngjarjet shoqërore dhe ndërsa janë në lëvizje. Ndryshe nga lajmet ose artikujt e shkurtër, podkastët shpesh ofrojnë një analizë dhe shqyrtim më të thellë të temave sociale. Autorët e podkastëve kanë kohë për kërkime më të thelluara dhe intervista me ekspertë, duke u ofruar dëgjuesve një botëkuptim më të thellë të problemit. Përzgjedhja e madhe e temave të podkastëve i mundëson audiencës të zgjedhë mu atë që i pëlqen, duke mundësuar qasje të personalizuar ndaj informatave. Kështu, audienca mund të përcjellë tema që vërtet zgjojnë interesimin e saj.Podkastët po bëhen mënyrë gjithnjë e më e popullarizuar e informimit për temat sociale, e kjo u mundëson gazetarëve të shpalosin kreativitetin, profesionalizmin dhe autenticitetin e tyre, dhe të depërtojnë te publiku më i gjerë e më i llojllojshëm. Duke nxitur angazhimin, mendimin kritik dhe edukimin medial rritet diversiteti dhe cilësia e peisazhit medial. Është e qartë se podkastët në gazetari kanë potencial dhe perspektivë të madhe, dhe mbetet të shihet se si do të zhvillohet tutje kjo formë edhe në Ballkanin Perëndimor.