Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Kiev mbajti takim me zëvendëskryetaren e Qeverisë së Ukrainës, përgjegjëse për Integrime Evropiane dhe Euroatlantike, ministre e Drejtësisë dhe kryenegociatore për anëtarësimin e Ukrainës në BE, Olga Stefanishina.
Në fokus të takimit ishte nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për çështjet lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian, për të cilin si nënshkrues të caktuar në emër të Qeverive të të dyja vendeve janë kryenegociatorët me BE-në, Murtezani dhe Stefanishina.