I ftuar në emisioni “Daily Click” në TV21, Trpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH) tha se aktualisht ajo që po kërkojmë ka të bëjë me këtë grup të punëtorëve që po protestojnë, rreth 2700 punëtorë, të cilët marrin paga prej 24.000 deri. 28.000-29.000 denarë.
“Aktualisht ajo që kërkojmë ka të bëjë me këtë grup të punëtorëve që po protestojnë, rreth 2700 punëtorë që marrin paga nga 24.000 deri në 28.000-29.000 denarë, strukturat më të ulëta të paguara. Ne i kërkojmë sepse janë bërthama e punëtorëve në institucion. Ata që marrin rrogë 25-26-27-28-29-30.000 denarë jo vetëm që e kryejnë punën e tyre rregullisht, por edhe marrin pjesë në punën e komisioneve, thotë Deanoski në Daily Click.