GoPublicTransport është një aplikacion praktik, i krijuar nga Jetron Saiti dhe Sufjan Emurllai, që njihen si Cikada.mk.
Gjithçka nisi kur nisën të funksiononin autobusët e qytetit, dhe oraret zyrtare dolën të jenë të vështira për t’u kuptuar. Për t’ua bërë më të lehtë njerëzve, ekipi përpunoi informacionin ekzistues dhe krijoi një sistem të thjeshtë: zgjedhni pikën e nisjes, destinacionin dhe orën, dhe aplikacioni ju tregon linjat më të afërta dhe opsione të tjera.
Ky aplikacion ju ndihmon të gjeni oraret e autobusëve lokalë në Tetovë dhe ofron funksione të tjera të dobishme për banorët dhe turistët.
Çfarë mund të bëni me aplikacionin?
• Shikoni atraksionet turistike: Informacione, foto dhe lokacion për pikat më të njohura të Tetovës.
• Harta interaktive: Vendndodhja e ndalesave të autobusëve dhe shërbimeve publike të qytetit.
• Oraret e autobusëve: Të gjitha linjat, ndalesat dhe oraret e tyre.
• Informacion për biletat: Çmime mujore, vjetore dhe llojet e biletave që mund të përdorni.
• Taksitë: Një listë me numrat e taksive të regjistruara në Tetovë.
• Moti: Parashikime për ditën dhe javën që vjen.
Aplikacioni gjithashtu ka light-mode dhe night-mode, një faqe për të mësuar më shumë rreth ekipit dhe një opsion për të raportuar probleme.
Shumë përdorues kanë dhënë komente pozitive. Megjithatë, disa sugjerime janë bërë për përmirësimin e orareve, që aktualisht mbahen nga NP Tetova Transport.
Në të ardhmen, ekipi planifikon të shtojë ndjekjen e autobusëve në kohë reale dhe opsionin për të paguar biletat përmes aplikacionit. Këto funksione do të kërkojnë bashkëpunim me komunën dhe NP Tetova Transport.
Aplikacionin mund ta shkarkoni falas nga App Store ose Google Play dhe ta përdorni për të marrë informacion të shpejtë dhe të saktë mbi transportin publik në Tetovë.