“Të papërballueshme, jashtë normales, standarte europiane me paga minimale”, këto ishin disa nga fjalët me të cilat u shprehën qytetarët për faturat e rrymës. Ata thonë se faturat tashmë kanë arritur shuma marramendëse, duke qenë të vetëdijshëm që paga minimale është vetëm 22,567 denarë. Për këtë ata iu drejtohen udhëheqësve të shtetit duke thënë që nuk mendojnë për qytetarët.
Qytetari
“Për rrymën, për rrymën ja vëllau im sa kam paguar rrymën, muaji e ja këtu e shikon me datë e me të gjitha sa kam paguar rrymë. Ryma është e pamundshme por unë them nuk kemi shtet, 43,797 denarë kam paguar, a kam shkuar për 53 mijë por më tha këtë, që faleminderit Zotit, e ngelën disa para për të ngrënë buk se për besë nuk ka….Por unë çfarë kam parë dhe çfarë di ne nuk kemi shtet, ne kemi do që na udhëheqin por ata janë pa shkollë, pa shkollë mjer ne që i kemi ,edhe hajna se nuk mendon për popull mendon vetëm për vete për familjen e vet, për askënd nuk mendon, vetëm të na e vënë këmbën neve të na mbysin sa më shpejtë”.
Një tjetër qytetare thotë e populli duhet të trazohet dhe të merren vendime ose të rrisin pagat ose të ulin çmimin e rrymës.
Qytetarja
“Shumë të larta, për neve shumë të larta janë, në këto kushte,të larta shumë të larta janë, çfarë të them tjetër, se përballojmë por patjetër duhet, egzistenca të shtye. Populli duhet të vendos, i gjithë populli të ngrihet në këmbë dhe të vendoset diçka, ose ti zbresin ose rrogat të jenë më të larta”.
Një qytetari i është dashur të marrë kredi të shpejtë për të arritur që ta paguaj faturën e rrymës.
Qytetari
“Fatura më ka ardhur 10 000 denarë. Nuk mund të paguhet kjo faturë me këtë rrogë. Është tepër e lartë. Ja ma kan ndalur rrymën, tani po kërkoj kredi të shpejta, që të mund të paguaj rrymën. Nuk kemi tjetër mënyrë, me rrogë 25 mijë, 7 antarë në shtëpi, çfarë të bëjë më parë, të hash, të pish, faturat e rrymës”.
“Ata që i kemi votuar ata që janë në parlament duhet që t’i marrin masat” – thotë një tjetër qytetar.
Qytetari
“Po 3000, 3500, 4000, 5000,deri në 6000 denarë arrin. Edhe atë ta ndaloshn se po e lëshove, 200 euro nuk shpëton. Këtu vetëm me gaz tjetër rugëdalje nuk ka rryma të shtrejta. Pagat e vogla, çfarfë të bëjë me 30 mijë denarë, a të hash, a të pish, a me u mbathë, harxhime janë të mëdha, Po masat shteti duhet që t’i marrë, ata që I kemi votu ata që janë në parlament, ata duhet që ti marrin masat, unë shumë herë kam apeluar edhe sidomos sahatat që janë digjitale të këpusin a të vjetrit më tjetër ishin, këta të rijtë dyfish trefish bile, pa kontrollë shkon”.
Qytetarët theksojnë që në vende të tjera europiane 30% nga këtu është më lirë, duke vënë në krahasim pagat e tyre me pagat e vendit tonë.
Anida Murati /SHENJA/