Në rezidencën zyrtare të presidentit Yoon, situata është tensionuar ndërsa avokatët e tij janë parë duke debatuar ashpër me forcat e policisë.
Sipas raportimeve nga agjencia koreane Yonhap, ekipi i arrestimit kishte paralajmëruar më herët ekipin ligjor se ata mund të arrestohen nëse përpiqen të bllokojnë hyrjen.
Ngjarjet janë transmetuar drejtpërdrejt dhe kanë ngjallur vëmendje të madhe, ndërsa mbështetësit dhe kritikët e Presidentit Yoon ndjekin zhvillimet nga afër.
Nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga zyra e Presidentit në lidhje me këtë situatë.