Zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani, në konferencë për media, tha se interpelanca për Ilire Dautin, nuk nënkupton shkarkimin e saj automatikisht dhe se ajo vazhdon të mbetet kryetare e Komisionit për politik sociale, demografi dhe rini.
“Kjo situatë varet nga vullneti i saj. Mund të ketë rast që ajo vet të jep dorëheqje, por vendimi është i saj. Votimi i interpelancës nuk nënkupton shkarkimin e saj. Për shkarkimin e saj do të duhet të ndjeket procedurë tjetër këtë shumë e mirë e sqaruan edhe kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi dhe Ilire Dauti vazhdon të mbetet kryetare e këtij komisioni, derisa nuk ngritet ndonjë procedurë tjetër ashtu sic e përcakton rregullorja e punës së Kuvendit të RMV-së”, tha Sulejmani, raporton SHENJA.
Data 14.01.2025
Aktuale
- Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
- Tërmeti godet Shqipërinë: Detaje të reja nga epiqendra në Elbasan
- “Krimi i organizuar në Shqipëri vazhdon të fitojë terren”, kryeprokurorja belge: U pa qartë nga dosjet e SKY ECC
- Reagon Redoni pas afrimitetit të Eglit dhe Gjestit
- Gjesti përlotet në BBVA, kush ishte arsyeja?
- Lëkundje tërmeti në vendin tonë, ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra
- Sajkoski: Presim hapa të ardhshëm nga grupet parlamentare rreth çështjes me interpelancën e Dautit
- Nesër do të përfundojë shporta konsumatore e Vitit të Ri