Nga BDI kanë reaguar duke thënë se zëvendëskryeministri për marrëdhënie ndëretnike në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, partner i VLEN-it në pushtet, i referohet Kosovës si “Kosovo dhe Metohija” – term ky i përdorur nga Serbia për të mohuar pavarësinë e shtetit të Kosovës!
“Pra, ata që garuan në zgjedhje duke u mburrur me mbështetjen e një partie politike në Kosovë, sot e pranojnë dhe përdorin gjuhën e Beogradit! Ky është kulmi i degradimit të tyre politik dhe poshtërimi i radhës për VLEN-in.
Kjo nuk është vetëm një fyerje për Kosovën, por edhe një tradhti e turpshme ndaj shqiptarëve që VLEN-i i mashtroi për të marrë votat e tyre. Sot, të gjithë shohin sesi kauza e tyre e dyshimtë përfundon në gjirin e propagandës serbe, duke dëshmuar edhe një herë se janë vetëm vegla të politikave të huaja dhe jo përfaqësues të denjë të shqiptarëve në këtë shtet!
Turp dhe poshtërim për VLEN-in dhe “Metohinë” e tyre politike!”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 14.01.2025
Aktuale
- Tërmeti godet Shqipërinë: Detaje të reja nga epiqendra në Elbasan
- “Krimi i organizuar në Shqipëri vazhdon të fitojë terren”, kryeprokurorja belge: U pa qartë nga dosjet e SKY ECC
- Reagon Redoni pas afrimitetit të Eglit dhe Gjestit
- Gjesti përlotet në BBVA, kush ishte arsyeja?
- Lëkundje tërmeti në vendin tonë, ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra
- Sajkoski: Presim hapa të ardhshëm nga grupet parlamentare rreth çështjes me interpelancën e Dautit
- Nesër do të përfundojë shporta konsumatore e Vitit të Ri
- Pas Gjestit edhe Edi në Big Brother VIP Albania?