Maqedonia e Veriut është një ndër vendet më të goditura nga ndotja e ajrit. Sipas raporteve të Komisionit Evropian dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut, bashkë me Serbinë, shënon shkallë të lartë të vdekshmërisë si pasojë e ndotjes së ajrit, shkruan Euronjuz.
Nga vendet fqinje, Shqipëria, Bullgaria dhe Mali I Zi, gjithashtu shënojnë nivele të larta të ndotjes.
Në vitin 2021, OBSH-ja kishte përditësuar udhëzimet për cilësinë e ajrit, duke ulur pragun e rekomanduar të koncentrimeve vjetore të dioksidit të azotit dhe grimcave PM2.5.
Në dhjetor, BE-ja miratoi rregulla më të ashpra për cilësinë e ajrit, me qëllim të afrimit të standardeve me rekomandimet e OBSH-së deri në vitin 2030.
Këto rrgulla obligojnë vendet anëtare të BE-së, që rregullisht t`i ndjekin grimcat PM.
Në vitin 2021 ekspozimi ndaj grimcave PM 2.5 ka shkaktuar vdekjen e parakohshme të rreth 239.000 njerëzve në Evropë, derisa edhe 48.000 të tjerë kanë vdekur si rezultat I ekspozimit ndaj dioksidit të azotit – thuhet në raportin e Agjencisë Evropiane për Ambient Jetësor.
Një hulumtim i nismës për planifikim Hapësinor, Ambient Jetësor dhe shëndet në Barcelonë, ka potencuar sfidat e ndryshme me të cilët përballen pjesë të ndryshme të Evropës, duke llogarituir edhe vendet e Evropës Juglindore, sikurse Maqedonia e Veriut, në pëballjen me ndotjen e ajrit. /tvklan.mk/