“Me qenë Taravar, edhe i shkarkuar mundesh me qenë kryetar, por unë jam Ilire!”. Ky ishte reagimi i parë i Ilire Dautit, pasi u shkarkua nga pozicioni i kryetarës së Komisionit parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Përmes këtij statusi që ajo e ka bërë sot në facebook, lë të kuptohet se nuk do të jetë më në krye të këtij komisioni, për shkak se kaloi interpelanca ndaj saj. Kurse Kuvendi në një njoftim zyrtar për mediat menjëherë pas shkarkimit, tha se Dauti mund të jetë sërisht kryetare ani pse ishte votuar interpelanca kundër saj.
Dauti përmes statusit ju kundërpërgjigj edhe statusit të njërit prej liderëve të VLEN, Arben Taravarit, i cili tha se në parlament paguhen për deputetë dhe jo për aktorë.
Arben Taravari, VLEN
“Hajde se po e besojmë sot se e shkarkuan dje…Por çfarë do na thotë nesër kur do bëj po të njëjtën detyrë?! Në parlament paguhen për deputetë dhe Jo për Aktor!”
Ndërkoh, partia ZNAM që njihet për qëndrimet e tyre nacinaliste dhe antishqiptare, kundërshtojnë qëndrimin e Kuvendit që Dauti të mund sërish ta udhëheq të njejtin Komision. Ata përmes një reagimi, thonë se presin që të hënën opozita të propozoj antar të ri të këtij komisioni.
ZNAM
“Për ne, me votimin e interpelancës, Ilire Dauti është shkarkuar dhe ajo nuk mund më ta kryej funksionin e kryetares. Presim që opozita, e cila sipas asaj që është dakorduar më herët dhe që kryetar i këtij komisoni i takon opozitës, mënjeherë të hënën të propozoj kandidat të ti për këtë pozicion”.
Interpelanca e Dautit është e para që ka kaluar në historinë e Kuvendit të RMV-së.
Emine Ismaili /SHENJA/