Për Profesorin e drejtësisë Bashkim Selmani votimi I 61 deputetëve ndaj interpelancës së Ilire Dautit në aspektin procedorial do të thotë se ajo shkarkohet nga posti.
“Mbi 61 vota ajo shkarkohet nuk ka asnjë diskutim aty në aspektin procedural. Në ato vota ekziston VMRO, paralelisht me koalicionet e saja i ka ato numra, nuk është problem as i numrit as i votës por edhe sikur të votohet një proces i tillë ajo nuk e zgjidh cështjen ndaj problemit por përkundrazi do të duhet që të alarmojn ndërgjegjen e politikaneve shqiptarë, dhe të konstatojn se nuk mundet ky shtet të funkcionoj njëanshëm”, thotë profesori unveritar Bashkim Selmani.
Sipas tij, nëse politika maqedonase insiston në një ligj që mund të diskriminojë një komb të caktuar, kjo do të përbënte një shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave universale të njeriut dhe të ligjit të Maqedonisë së Veriut
“Është normale se nuk mund të sjellim një ligj nacional kur i njejti ligj do të diskriminoj dhe kufizoj të drejtat e nacionalitetit tjetër që bjen në kundërshtim më të drejtat edhe universale por edhe të ligjislacionit të Maqedonisë së Veriut. Në këtë rast mbrojta nga Ilire Dauti ka qenë një nga mbrojtjet e retorisë që mund ta vlerësojmë skajshmërisht me vlersimet më të larta”, thotë Bashkim Selmani.
Selmani e theksoi se, pavarësisht mundësisë që një ligj i tillë mund të kalonte në parlament, ndikimi i tij do të ishte i pavlerë, duke pasur parasysh faktin se shqiptarët kontribuojnë me mbi 80% të buxhetit të shtetit dhe se të drejtat e tyre nuk mund të shkelën. /tvklan.mk