Instituti i Shëndetit Publik thotë se qytetarët nuk duhet të shqetësohen lidhur me virusin human Metapneumovirus i njohur ndryshe edhe si HMPB që së fundmi është përhapur në Kinë. Numri një i këtij institucioni, Marija Andonova, tha se nuk ka aspak nevojë për panikë, se aspak nuk bëhet fjalë për ndonjë epidemi apo pandemi të re siç ishte koronavirusi, por se bëhet fjalë për një grip stinorë i cili qarkullon që nga viti 2001, ndërsa ka qenë prezent edhe në vendin tonë.
“Sipas të dhënave tona, kemi informacione se ka pasur tashmë raste të regjistruara që kanë rezultuar pozitivë ndaj këtij virusi në vitet e kaluara. Unë mund të them për sezonin paraprak, ai sezon konsiderohet deri në maj të vitit të kaluar. Në këtë periudhë për atë vit, kemi pasur 9 raste pozitive. Nuk ka nevojë për asnjë shqetësim”, tha Marija Andonova, kryetare e Institutit të Shëndetit.
Simptomet e këtij virusi janë më të theksuara tek foshnjet, por nga klinika për sëmundjen e mushkërive te fëmijët në Kozle thonë se aktualisht në këtë spital nuk ka asnjë të prekur me këtë virus.
“Përpara se të shqetësohemi, ky virus është i ngjajshëm me virusin RSV është nga e njejta familje. Bën simptome të ngjajshme si simptomat e RSV, te fëmijët më të vegjël është e theksuar, dhe bën simptome të kollitjes frymëmarrje të rënduar për të cilën ne kujdesemi tani. Për momentin nuk kemi gjetur human metapneumovirus”, tha Ole Spasova, mjeke.
Mjekja Ole Spasova, tha se gjatë kujdestarisë 24 orëshe, në Kozle bëhen rreth 200 kontrolle, ndërsa pranohen 10 deri në 15 pacientë. Numri më i madh i pacientëve janë të prekur me gripin influenca A./Alsat.mk