Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhja ishin sot të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes me AADF (Albanian-American Development Foundation) për rijetëzimin e kalasë së qytetit në Elbasan.
Gjatë fjalës së tij ministri Gonxhja tha se situata e deritanishme nuk i ndjell qytetarët që të vizitojnë këtë qytet për shkak të pengesës së investimeve dhe projekteve.
Por tashmë kjo gjë do të ndryshojë falë rijëtëzimit të kalasë. Ministri foli për një sërë projektesh për Elbasanin, duke nisur nga sahati deri te hamami i vjetër dhe Kisha Ortodokse e Shën Mërisë.
Blendi Gonxhja: E njohim se Kalaja e Elbasanit është një simbol dhe mozaik i mundshëm, por ne e dimë shumë mirë që situata sot nuk na ndjell të vijmë në Elbasan me atë dëshirën dhe me atë kuriozitet që do ishte nëse ky projekt do realizohej…Këtu për brenda Perimetrit të kalasë miratuam VKM për menaxhimin më të mirë të zonës A dhe B. Një prej projekteve është ai që hamami i vjetër, kisha ortodokse e Shën Merisë, apo bazilika paleokristiane apo objekte tjera që vijnë si rreze e Kalasë siç janë shtëpia e Kristoforidhit apo muzeu etnografik dhe kulla e Sahatit.
Është e tepërt ta them se e shikojmë Elbasanit gati si jë pjesë e rëndësishme edhe e kryeqytetasve, unë banoj në një pjesë jugore të Tiranës, në Sauk dhe sot kam ardhur për 19 minuta me bypassin e ri që është krijuar dhe që është në fazë para zbatimi dhe të jetë shumë afër në zbatim e sipër.