Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimri, nëpër disa vende në rrugë të lagështa. Dukshmëri të ulur për shkak të mjegullës ka nga Tetova deri në fshatin Gajre 20 – 30 metra, Strazhë 30 – 50 metra dhe Pletvar – 40 metra.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.